Agjenti i James Rodriguez kërkon nga Bayern të tregojë planin që ka për futbollistin

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Jorge Mendes, agjenti i futbollistit James Rodriguez, është duke shtyrë që të ndodhë një takim me drejtuesit e Bayern Munich.

Ai kërkon që gjermanët të tregojnë planin e tyre rreth 27 vjeçarit, shkruan Bild, transmeton Klan Kosova.

Kolumbiani është aktualisht në huazim te Bayern me marrëveshje dyvjeçare me Real Madridin. Në kontratë ka një opsion ku thuhet se ata mund ta blejnë këtë verë James nëse paguajnë 42 milionë.

Mendes po kërkon lidhur me këtë përgjigje konkrete, megjtihë raportimet se ata janë të interesuar për të, në anë  tjetër duket se nuk janë të interesuar që ta aktivizojnë opsionin që ka në klauzolë për blerjen e tij.

Të ngjashme