Agjenti i Lautaro Martinez takohet me Realin e Atleticon

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez është ndër lojtarët e profilit të lartë që mund të bëjë një lëvizje verore, me Real Madridin dhe Atletico Madridin që takohen me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm.

Pavarësisht se është i lumtur në Inter, agjenti i argjentinasit, Alejandro Camano u takua këtë javë me dy klubet më të mëdha në kryeqytetin spanjoll.

Një largim nga kampionët e sapo kurorëzuar të Serisë A nuk do të jetë i lehtë, megjithatë ka shumë skuadra të tjera kryesore që po monitorojnë situatën e tij.

Barcelona ishte favoritja për ta marrë verën e kaluar, por situata financiare e klubit e bën të pamundur çdo përpjekje të re.

Prioriteti kryesor i Real Madridit për sulmin është Erling Haaland, por Borussia Dortmund janë negociatorë të fortë dhe drejtori gjeneral i tyre tashmë ka deklaruar se norvegjezi nuk po shkon askund.

Los Blancos ka të ngjarë të vazhdojë me Haaland, por nuk po humbet kohë për të parë alternativa, me Martinez një prej tyre.

Atletico po shikon Martinez për shkak të faktit se Luis Suarez ka mundësi të largohet në fund të sezonit.

Të ngjashme