Agjenti ia ofron Ronaldon Romës, portugezi i hapur për rikthim në Itali

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo nuk është shumë i lumtur në Manchester United dhe e ardhmja e tij ende nuk është e sigurt në Old Trafford përpara sezonit të ri.

Ndërsa Bayern Munich ka mohuar interesimin e tyre për sulmuesin, duket sikur Jose Mourinho po shtyn për një ribashkim me bashkëkombasin e tij, pasi ai i kërkon Romës të bëjë një sulm ambicioz.

Gazzetta dello Sport rarporton se agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar Ronaldon Romës, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez është i hapur për një rikthim në Itali, aty ku kaloi tri vite me Juventusin.

Sulmuesi veteran ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester United, por paraqitjet e dobëta të skuadrës sezonin e kaluar së bashku me një fillim të ngadaltë në merkato e kanë bërë superyllin të zemëruar.

Të ngjashme