Agjenti Lala dhe drejtori sportiv i Werderit, flasin për të ardhmen e Rashicës

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Afati kalimtar dimëror nuk do ta lëkundë Milot Rashicën nga Werder Bremeni, sipas agjentit të tij, Altin Lala dhe drejtorit sportiv të klubit, Frank Baumanni.

23-vjeçari raportohet se ka tërhequr interesin nga Milani, por Lala përjashton që klienti i tij mund të largohej nga Weserstadioni në janar.

“Ndoshta janë të interesuar, por të them lamtumirë në dimër nuk bëhet fjalë”, ka thënë Lala për Kicker

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, gjithashtu e bën të qartë se Rashica, do të qëndrojë deri në fund të sezonit, por është i vetëdijshëm që klubi mund të mos jetë në gjendje ta mbajë anësorin sulmues deri në fund të karrierës së tij.

Rashica duke festuar një gol (Foto: Screenshot/Facebook/Kujtesa/Bundesliga)

“Hapi tjetër do të vijë në një pikë. Por përfundimisht jo këtë dimër”, ka thënë Baumann.

Rashica ka bërë tetë paraqitje për Werderin këtë sezon, duke arritur gjashtë gola dhe dy asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme