Agjenti ua ofron shërbimet e Lewandowskit top klubeve evropiane

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Robert Lewndowskit duket se po planifikon të pushtojë ballinat e mediave evropiane dhe me gjerë me veprimet e tij të fundit.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Pini Zahavi ka kontaktuar disa nga top klubet evropiane që t’u ofrojë shërbimet e polakut.

Nga ky lajm i gjigantit mediatik, bëhet e ditur se agjenti me gjasë është duke tentuar që të marrë një marrëveshje të re për Lewandowskin te Bayern Munichu.

Kjo më shumë cilësohet si një paralajmërim për Bavarezët, që të blindojnë sa më parë golashënuesin e tyre më të mirë.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje të jetë edhe pa prapavijë, me polakun që është në perëndim të karrierës.

Kështu, besohet se Erling Haaland mund të kalojë në Allianz Arena nga Borussia Dortmundi, pasi forma e tij ka joshur edhe klube të tjera.

Andaj – nuk mund të jetë befasi nëse Lewandowski liron vendin për sulmuesin norvegjez që ka shpërthyer në Bundesligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme