AGK dhe SHGSK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 15:08 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës si dhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi lidhet në frymën bashkëpunuese dhe në fokus të saj do të jetë përkrahja reciproke në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin organizativ të organizatave respektive.

Në aspektin afatgjatë, AGK konsideron se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi.

Marrëveshja në mes të AGK-së dhe SHGSK nënkupton: ofrimin e ndihmës reciproke në zhvillimin organizativ, bashkëpunimin në aktivitete dhe projekte me interes të përbashkët, përkrahjen e njëra tjetrës në ngritje të kapaciteteve, bashkëpunimin eventual në eksploatimin e resurseve dhe bashkimin e resurseve për qëllime me interes të përbashkët.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme