Aguero i etur për t’u transferuar te Barcelona

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është i etur të dëgjojë ofertën nga Barcelona, pasi është i interesuar ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.

Pa kontratë në qershor, Aguero është duke u lidhur me Barcelonën pasi ata kërkojnë një golashënues pasi lejuan Luis Suarez të largohej drejt Atletico Madridit verën e kaluar.

Sipas mediumit Cadena SER, burimet e familjes kanë deklaruar se Aguero i ka mirëpritur bisedimet për Barça që janë të etur për ta transferuar.

Ky medium shton se sulmuesi argjentinas do të ishte i lumtur të diskutonte kushtet e një para-kontrate.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar ditët e fundit se ai mbetet me shpresë që Aguero të bie dakord për kushte të reja dhe të rinovojë me klubin nga Etihad.

Ish-trajneri i Barçës beson se ata do të kenë një vendim nga argjentinasi këtë muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme