Aguero nënshkruan me top klubin nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 10:22 | Nga

Sergio Aguero me marrëveshjen e re do të mbetet në klub deri në vitin 2021.

Ai nënshkroi kontratë të re njëvjeçare në Manchester City.

Aguero, 30 vjeç, kishte thënë në mars se do të largohej nga “Citizens” më 2020, kur ishte caktuar të skadonte kontrata e shkuar duke shprehur dëshirë të pensionohet te ish skuadra nga vendlindja e tij, Independiente, përcjellë lajmi.net.

Por, me kontratën e re, golashënuesi më i mirë i Cityt do të qëndrojë në klub deri pas ditëlindjes së 33-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme