Aguero nis stërvitjet te Barça, i lumtur dhe mezi pret të startojë sezoni

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Sergio Aguero është rikthyer nga pushimet dhe ka nisur punën te klubi i ri, Barcelona.

Ai është stërvitur i veçuar të premten në mëngjes, derisa thotë se mezi pret që të takojë shokët dhe të nisë sezonin me Barcelonën.

Aguero, te Barcelona do ta ketë Lionel Messin, shokun më të mirë, ani pse Messi ende zyrtarisht s’e ka rinovuar kontratën.

Që nga largimi i Luis Suarez, Messi ka qenë disi i vetmuar, por tashmë ka shokun e jetës, Agueron, i cili ka nënshkruar deri më 2023 me Barçën. 

Të ngjashme