Aguero zgjidhet lojtari i muajit, vendos rekord në Premirligë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është zgjedhur lojari më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Argjentinasi këtë çmim e merr për herë të shtatë në karrierë, gjë që përmban rekord në vete pasiqë asnjë lojtar nuk ka arritur ta fitojë aq herë sa sulmuesi.

Tetor (2013), Nëntor (2014), Janar (2016), Prill (2016), Janar (2018), Shkurt (2019) dhe Janar (2020), janë muajt në të cilët Aguero ka arritur ta përvetësojë këtë çmim, raporton lajmi.net.

Për supersulmuesin e Manchester Cityt nuk është ky rekordi i vetëm. Pas një periudhe 10 vjeçare me ‘Qytetarët’, Aguero ka shënuar 177 gola në elitën e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Cityn dhe golashënuesi i katërt më i mire në historinë e Premierligës. Para argjentinasit gjenden vetëm Frank Lampard, Alan Shearer dhe Wayne Rooney, të tre këta të pensionuar nga futbolli.

Se ish-sulmuesi i Atletico Madridit po kalon një formë fantastike këtë e dëshmojnë edhe numrat. 31-vjeçari ka realizuar 16 gola në 21 ndeshje këtë sezon në ligë, me çka i prinë listës së golashënuesve së bashku me Jamie Vardyn e Leicester City.

Një fakt tjetër interesant është dhe rendimenti i sulumuesit nëpër vite. Aguero që prej 2014-ës asnjëherë nuk ka dështuar t’i shënojë mbi 20 gola në ligë, statistikë kjo që e bën edhe më të frikshëm sulmuesin e kombëtarës së Argjentinës.

Që prej kohës se transferimit të tij në ‘Ethihad Stadium’, Aguero ka arritur të fitojë tre here kampionatin anglez me Cityn me çka e ka ngulitur në mendje dhe në zemër emrin e tij të tifozët e Bluve nga Mançesteri.

Të ngjashme