Aguero zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar dhe thyen një rekord të madh në Ligën Premierë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Sergio Aguero ka thyer një rekord të mëdha në Ligën Premier, pas zgjedhjes si lojtari i mirë i muajit janar.

Forma e mirë dhe golat e shumtë gjatë janarit kanë bërë që Aguero të fitojë garën për të zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit janar në Ligën Premier.

Reprezentuesi argjentinas tani ka fituar këtë çmim për herë të shtatë, duke u bërë lojtari që fiton më shumë herë këtë çmim në histori të kampionati anglez.

Aguero tashmë ka tejkaluar legjendën Steven Gerrard dhe sulmuesi Harry Kane, të cilët kanë fituar nga gjashtë herë këtë çmim.

Argjentinasi së pari mori çmimin në tetor të vitit 2013, ndërsa së fundmi ai u zgjodh lojtari më i mirë i muajit para një viti, në shkurt 2019.

View image on Twitter

Ky çmim i Agueros vjen pas një muaji në të cilin ai theu edhe dy rekorde të mëdha të vendosura në Ligën Premier.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit u bë golashënuesi më i mirë i huaj në histori të kësaj gare, duke tejkaluar Thierry Henryn, me golin e tij të dytë personal kundër Aston Villas më 12 janar.

Ai më pas kompletoi het-trikun duke u bërë gjithashtu lojtari me më shumë het-trika të shënuar në historinë e Ligës Premier me 12 sosh, një më shumë se Alan Shearer. 

Të ngjashme