Ahmeti: “Loja e Yjeve” do të luhet nesër në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja “Loja e Yjeve”.

Kjo ndeshje me karakter argëtues ballafaqon dy ekipe fort interesante –  veteranët e futbollit përballë emrave të njohur të estradës dhe ish-futbollistëve.

“Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja e njohur si “Loja e Yjeve”. Kjo ndeshje me karakter miqësor dhe argëtues i përballë dy ekipe me përbërje interesante. Njëri ekip përbëhet nga veteranët dhe ekipi tjetër me yjet nga estrada, ish futbollist të njohur e tjerë lojtarë”.

“Ndeshja “Loja e Yjeve” e organizuar nga Komuna e Prishtinës është tradicionale tashmë dhe e mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës e Federata e Veteranëve të Futbollit të Kosovës gjithashtu është pjesë e aktiviteteve 22/22 për 22 vjet liri! #prishtina”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kjo ndeshje do të luhet nesër, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme