Ahmeti në Milano për të përkrahur Shkëndijën

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 15:38 | Nga

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është nisur për të përkrahur ekipin shqiptar që po synon kualifikimin për në Ligën e Evropës, Shkëndija nga Tetova.

Shkëndija do të ballafaqohet sonte në “San Siro”, me gjigantin evropian të futbollit, Milani.

Shqiptarët anekënd janë mobilizuar në përkrahje të Shkëndijes nga Tetova, që synon ta prekë ëndrrën për kualifikim një garë të rëndësishme të futbollit.

Ndeshja Milan-Shknëndija nis në orën 20:45. Pos Shkëndisë, në luftë për kualifikim në “Europa League” është edhe Skendërbeu, që sonte ka përballjen kundër Dinamos së Zagrebit. Kjo ndeshje luhet në orën 19:00, në kryeqytetin kroat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme