Ahmeti: Të bashkohemi në shesh për të pritur vajzat e arta

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 20:30 për të pritur ekipin e xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike nga Lojërat në Tokio.

Ahmeti mes tjerash arritjen e ekipit olimpikë e ka quajtur edhe si festa e vitit, njofton Klankosova.tv.

“VAJZAT E ARTA PO VIJNË! 🥇🥇. Nora dhe Distria së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka, na bashkohen sonte për me bë akull këtë verë! 🧊 Për të shënuar fitoren historike në Tokio, ku u lartësua emri i Kosovës, sonte bashkohemi në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 20:30. Ju mirëpresim në festën e vitit!”, është shprehu Ahmeti.

Të ngjashme