Ahmeti: Të dëshmojmë se dimë të organizojmë ndeshje të karakterit ndërkombëtar

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 13:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahmeti shpreson që UEFA do t’i vlerësojë pozitivisht punimet në Stadiumin “Fadil Vokrri”, gjersa sonte do të luhet ndeshje e parë mes Prishtinës dhe Dritës, në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Në një konferencë për media, Ahmeti tha se kjo ndeshje është test në lidhje me vendimin e UEFA-s për licencimin e stadiumit, raporton Ekonomia Online.

“Sot luhet Superkupa e Kosovës në mes Prishtinës dhe Dritës, por arsyeja se pse jemi këtu është se sot është rihapja e stadiumit pas renovimit qe i është bërë me financim të Ministrisë së kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Komunës së Prishtinës me 1 milion euro”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka kërkuar maksimumin, pasi qe sot do të bëhet testi me një loje për të dëshmuar se edhe Kosova mund të organizoj ndeshje futbolli me karakter ndërkombëtar.

“Sot duhet të dëshmojmë bashkë se mundemi të organizojmë lojë edhe të karakterit ndërkombëtar, sepse UEFA sot me inspektorët e vet do ta konsideroj lojën me karakter ndërkombëtar dhe ashtu është kërkuar nga ta që të bëhet që nga fillimi ku ekipet do të vijnë me autobus dhe kanë kërkuar që të ketë rreth 12 mijë shikues”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se sot dyert do të hapen në ora 18:00 dhe një pjesë e rrugëve të Prishtinës do të jenë të bllokuara.

Sipas tij, problemi i vetën janë mushkonjat, ku për shkak të motit dhe lagështisë nuk është arritur dezinsektimi i suksesshëm .

“Mushkinjat janw si problem që duam t’i adresojmë, për shkak të lagështisë dhe po mundohemi që sot ta kalojmë siç është më së miri dhe ta msrrim licencën përfundimtare nga FIFA për këtë stadium”.

“Stadiumi ka vlerë tepër me e madhe, për shkak të emrit, shpenzimet komuna ka shpreh gatishmërinë t’i mbuloj, pasi që është pjesë e komunës, ndërsa njoftoj se çdo gjë do të xhirohet për të paralajmëruar keqdashësit, që duan të shkaktojnë ndonjë incident se jemi të njoftuar”, tha ai.

Sekretari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në anën tjetër, tha se pas një pune të gjatë më në fund sot do të jetë dita përfundimtare ku pritet një lajm pozitiv nga ana e FIFA-s për licencimin e organizimin e ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Është bërë punë e madhe, edhe pse kemi pasur presion dhe kemi caktuar një task-force në mënyrë të mos kalojmë afatin e fundit, pasi që ka qenë dita e fundit që të hapet drita jeshile”, tha Salihu.

“Testi i fundit do të jetë sot, çdo gjë është duke shkuar mirë dhe lus shikuesit që e duan futbollin të vijnë dhe të jenë përkrahës se ekipeve të tyre sepse kjo ndeshje ka edhe karakter testues”, tha ai.

Salihu njoftoi se edhe për media është caktuar vend i veçantë për të transmetuar dhe komentuar loja pasi që medieve iu është dashur gjithmonë një vend dinjitoz që ta kryejnë punën e tyre siç duhet.

Të ngjashme