Ajaxi është në gjysmëfinale, por po mendon për rindërtim

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Ajaxi është një skuadër që shumë tifozë të futbollit e adhurojnë dhe veçanërisht kur fiton me shumë shkëlqim në një garë si Liga e Kampionëve.

Dhe skuadra e Ajaxit këtë stinor ka shkëlqim me bollëk, transmeton Koha Ditore shkrimin e AP.

Shumë ngjashëm me skuadrën e viteve 1970-të, e njohur për “Futbollin Total” dhe atë të pamposhtur të mesit të viteve 1990-të, skuadra e sotshme e Ajaxit ka plot talente dhe bën që shikimi i futbollit të jetë argëtues e emocionues. Por, vetëm në rast se nuk jeni tifoz i Juventusit, Real Madridit apo skuadrave rivale në ligën e Holandës.

“Yyyeeeaaahhhh”, ka shkruar ish-sulmuesi i Ajaxit, Patrick Kluivert, në Twitter, duke postuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes të së martës, ku Ajaxi fitoi 2:1 në Torino ndaj Juventusit të Cristiano Ronaldos, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe arriti në gjysmëfinale.

Kluivert kishte shumë gjëra për çfarë mund të jetë i lumtur. Ai ishte personi që shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Ajaxit ndaj Milanit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1995, që është titulli i fundit nga katër të garës elitare evropiane që ka Ajaxi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme