Ajaxi kualifikohet pasi përmbys Juven në shtëpi

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Ajaxi ka vazhduar rrugëtimin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve.

Holandezët kanë bërë befasinë e radhës, duke e mposhtur Juventusin midis Torinos, me rezultat 1-2.

Edhe pse italianët dolën të parët në epërsi përmes Cristiano Ronaldos në minutën e 28-të, nuk u gëzuan shumë.

Pas vetëm gjashtë minutash, rezultatin e barazoi 21-vjeçari Donny Van De Beek.

E për ta heshtur stadiumin e zhurmshëm “Juventus Stadium”, u përkujdes Matthijs De Ligt, që shënoi në minutën 67.

Përkundër disa tentimeve, Juventus më nuk ia doli të shënonte duke e mbyllur para kohe aventurën në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet evropiane.

Ajax do të pres kundërshtarin nga ndeshja tjetër çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Të ngjashme