Ajaxi zyrtarizon shitjen e Ziyech te Chelsea, bëhen të ditura edhe kostot e transferimit

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ajax dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech në Angli.

Lojtari do të jetë pjesë e klubit nga Liga Premier nga 1 korriku 2020, ndërsa sezonin aktual do ta mbyll në Amsterdam.

Klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 40 milionë euro.

Kjo shumë mund të rritet potencialisht në një maksimum deri në 44 milionë euro, në bazë të bonuseve të vendosura.

Kontrata e lojtarit maroken zgjat deri më 30 qershor 2022.

Ai bëri debutimin e tij për Ajax në 11 shtator 2016 në ndeshjen kundër Vitesse (1-0).

Marokeni ka luajtur 160 ndeshje zyrtare në ekipin e parë të Ajaxit dhe ka shënuar 49 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme