Ajeti bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 09:11 | Nga

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti edhe zyrtarisht është futbolliste i Torinos
Arlind Ajeti ka nënshkruar zyrtarisht kontratën me Torinon, ndonëse klubi Italian nuk e ka bërë publike një fakt të tillë.

Nga burime pranë stafit që menaxhon futbollistin, mediat italiane kanë arritur të sigurojnë foto nga momenti i nënshkrimit me klubin italian.

Ajeti zhvilloi vizitat mjekësore që në orët e para të mëngjesit të së enjtes në klinikën “Medicina Dello Sport”, duke i kaluar të gjitha me sukses.

Kontrata e Ajetit me Torinon do jetë trevjeçare, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nga kjo kontratë, Ajeti do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme