Ajeti do të huazohet te Celticu

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Albian Ajeti, pritet të huazohet te Celticu në Skoci, pasi ka dështuar të impresionojë te West Hami prej se i është bashkuar skuadrës angleze një vit më parë për tetë milionë funte. Kështu të paktën ka shkruar të hënën gazeta e madhe angleze The Guardian.

Trajneri i West Hamit, David Moyes është i interesuar të ul shpenzimet për të siguruar pagën e Ajetit. Reprezentuesi i Zvicrës shpreson të ringjallë karrierën në Skoci, pasi kishte një vit për të harruar, që nga largimi prej Baselit. Ajeti nuk ka shënuar asnjë gol për West Hamin dhe nuk ka startuar në asnjë ndeshje në Premier League. Sipas The Guardian, Ajeti rrallë ka shfaqur standardin e kërkuar, ndonëse pritjet prej tij ishin të mëdha. Manuel Pellegrini e ka shfrytëzuar rrallë 23-vjeçarin, që startoi vetëm dy herë në League Cup. Edhe kur Moyes erdhi në dhjetor, situata e Ajetit nuk është përmirësuar. Gjasat për më shumë hapësirë u shuan në janar, kur Moyes ia dha rastin në ndeshje të FA Cup ndaj West Bromit. Ajeti në atë takim nuk shfaqi shumë. Nuk luajti gjatë prej atëherë.

Te Celticu shpresojnë se mund të ngjallin karrierën e Ajetit. Klubi skocez do të mund të firmoste pas një viti për pesë milionë me Ajetin, nëse ai impresionon gjatë huazimit.

Të ngjashme