Ajeti mbetet në Itali, por ndërron klub

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 12:49 | Nga

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të vazhdojë të jetë te Crotone.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prej disa ditësh është rikthyer në bazë pikërisht te Torino klubi që zotëron kartonin e tij duke nisur fazën përgatitore për sezonin e ri me skuadrën “Granata”.

Por te Torino ka pak vend për Ajetin i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Walter Mazzarri dhe sipas të gjitha gjasave ai do të ndryshojë sërish skuadrat.

Gjasat më të mëdha janë që Ajeti të rikthehet te Crotone për të luajtur në Serie B dhe për të ndihmuar skuadrën kalabreze të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit italian. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane bisedimet mes dy klubeve për të bërë të mundur rikthimin e Ajetit te Crotone janë në një fazë shumë të avancuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme