Ajeti në dyshim për Romën

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 14:53 | Nga

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti është në dyshim për ndeshjen kundër Romës

Arlind Ajeti, i cili është aktivizuar titullar në dy ndeshjet e fundit të Serie A, po kalon një problem fizik dhe mbetet në pikëpyetje për takimin ndaj Romës në kryeqytetin italian.

Lajmin e bën të ditur trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic në konferencën e zakonshme për shtyp, duke konfirmuar besimin që ka te shqiptari i cili nuk është ende në 100 për qind të formës.

“Duhet të presim për të mësuar nëse do t’ia dalë mbanë të jetë gati, në të kundërt do të luajë De Silvestri. Gjithsesi do të presim për të vendosur vetëm përpara ndeshjes”, ka deklaruar Mihajlovic.

Në sfidën e fundit kundër Pescaras në “Olimpico” të Torinos, Ajeti u aktivizua titullar dhe shënoi fillimisht një gol e më pas një autogol. 23-vjeçari shqiptar numëron 180 minuta gjatë këtij sezoni në Serie A dhe një ndeshje si titullar në takimin e Kupës së Italisë kundër Pisas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme