Ajeti shënon në trillerin mes Sionit dhe Baselit

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Baseli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, pasi në udhëtim ka mundur Sionin me rezultat 4:2.

Koha e rregullt përfundoi 2:2, derisa në minutat shtesë, mysafirët kanë shënuar dy herë.

Te Sioni nga fillimi luajtën Ermir Lenjani, Pajtim Kasami dhe Toni Domgjoni, derisa te Baseli, Taulant Xhaka.

Në minutën e 32-të, u inkuadrua Albian Ajeti. Sioni kaloi në epërsi me anë të Morgado, i cili shënoi në minutën e 71-të pas asistimit nga Lenjani.

Më pas Grigic dyshioi epërsinë. Ajeti realizoi bukur nga afërsia për 2:1, derisa Zuffi shënon në minutën e 88-të për 2:2. Valentin Stoker në vazhdime shënoi dy herë për të kualifikuar Baselin në gjysmëfinale.

Të ngjashme