Ake do të largohet nga City

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Holandezi Nathan Ake pritet të largohet nga skuadra e Manchester CItyt pas përfundimit të sezonit aktual.

Sajti holandez “Voetbal International” ka shkruar të hënën se Ake tashmë ka njoftuar drejtuesit e Cityt se dëshiron të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër, ku do të ketë minutazhë më të madhe.

Ake është i pakënaqur me minutazhën e tij këtë edicion pasi ka 11 paraqitje dhe një gol të shënuar.

Reprezentuesi i Holandës iu bashkua Cityt në verën e vitit të shkuar nga Bournemouthi për 45 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Të ngjashme