Akil Gjakova e fiton me ippon edhe luftën e dytë në ‘The Hague 2018’

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova ka siguruar kalimin në raundin e katërt në Grand Prixin ‘The Hague 2018’.

Xhudisti nga Kosova ka arritur që edhe luftën e dytë ta fitojë me ippon, duke e mundur garuesin nga Holanda, Roy Schipper.

Në luftën e parë Gjakova ka mundur xhudistin nga Gana, Emmanuel Nartey, përcjell Lajmi.

Në sfidën e radhës, Gjakova takohet me fituesin e takimit Ungvari – Van Tichelt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme