Akil Gjakova futet në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova është radhitur në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë.

Ai është shpallur i shtati më i mirë në botë për kategorinë nën 73 kilogramë.

Këtë lajm e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Xhudos e cila e ka përpiluar listën e 10 xhudistëve më të mirë të botës për këtë kategori.

Akil Gjakova u shpall kampion më 17 prill në Kampionatin Evropian të xhudos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme