Akil Gjakova i nis me fitore Lojërat Evropiane 2019

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova e ka mposhtur Vadzim Shoka në rundin e dytë të garës së xhudos deri në 73 kilogramë në Lojërat Evropiane Minks 2019 të dielën në Bjellorusi.  

Gjakova e vazhdon ëndrrën për medalje nga këto lojëra dhe në rundin tjetër do të përballet me Georgios Azoidis të Greqisë.

Rundin e parë, Akili e kaloi pa luftë para se ta mposhte me ippon të përkëdhelurin e vendasve bjellorusin Shoka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme