Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, do ta kërkojë të bronztën

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudisti kosovar u mund nga algjeriani Messaoud Redouane Dris.

Ai e lëshoi mundësinë të shkonte në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, për ta kërkuar më pas të artën.

Megjithatë, nuk merr fund këtu aventura e Aklit në “Oran 2022”.

Ai do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Paraprakisht, Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, e kishte mundur grekun Michail Tsoutlasvili. 

Të ngjashme