Akili mposhtet në finale, rrëmben medaljen e argjendtë

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 15:03 | Nga Ekonomia Online
Akil Gjakova e ka mbyllur Grand Slamin e Abu Dhabit me medaljen e argjendtë.
Gjakova ka garuar në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe është renditur i dyti, shkruan lajmi.net.

Kosovari e nisi kompeticionin me fitoren ndaj Mirzojamil Ramazanov, të cilin e mposhti me IPPON.

Në fazën e dytë, Akili ka mposhtur gjermanin Igor Wandtke, po ashtu me IPPON.

Në fazën çerekfinale, kosovari mposhti xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, për të avansuar në gjysmëfinale ku do të përballej me rusin Musa Mogushkov.

Në finale, Gjakova kishte një kundërshtar të njohur për të. Shavdatuashvili kësaj radhe arriti ta mposhtë xhudistin e Kosovës, pasi në takimin e mëhershëm, Akili kishte triumfuar.

Kjo është medalja e katërt për Kosovën në Grand Slamin e Abu Dhabit, pasi dje, medalje kishin fituar edhe Kelmendi, Gjakova dhe Distria.

Është për tu përshëndetur puna e mrekullueshme e Driton Toni Kuka me xhudistët tanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme