Aksidentohet me motor talenti i Interit

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 12:10 | Nga

Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria La Carità.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një provincë të Napolit, ku një motor është përplasur me një makinë.

Në aksident është përfshirë një prej lojtarëve të rinj të Interit, 16-vjeçari Pasquale Carlino, i cili sipas mediave italiane ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria La Carità, ku 16-vjeçari ishte pasagjer në motorin që drejtohej nga një mik i tij, transmeton “SS”.

Klubi i Interit publikoi edhe një mesazh mbështetës për 16-vjeçarin në “Twitter”: Forca Pasquale, i gjithë Interi është me ty”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme