Aksidentohet një garues në “Drag Race 2019”

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Gjatë garës automobilistike “Drag Race 2019”, është aksidentuar garuesi Bejtullah Berisha.

Menjëherë pas incidentit, rastit i është përgjigjur Policia dhe Ndihma e Shpejtë, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Tani pritet që pista të pastrohet nga copat e veturës së aksidentuar dhe të fillojë përsëri gara.

Kjo garë është duke u mbajtur në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Të ngjashme