Al Sabah njoftohet me aktivitetet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 17:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al Sabah në kuadër të vizitës së tij në Kosovë vizitoi edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online.

Al Sabah së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin vizituan disa prej sallave sportive në këtë pallat, siç ishin salla e boksit, gjimnastikës, salla e basketbollit dhe volejbollit etj.

Gjatë vizitës Al Sabah u takua me klubin e gjimnastikës “Universiteti” ku trajnerja e këtij klubi Vlora Humolli-Jashanica e informoi nga afër për këtë klub.

Ajo tha se me të gjitha kushtet që ka ky klub përkushtohemi për këta të rinjë dhe se mosha e tyre është e ndryshme 5-18 vjet.

” Me të gjithë atë që kemi po mundohemi me dhanë ma të mirën për ta, ka mosha të ndryshme prej 5-18 vjet”, tha Humolli-Jashanica.

Të ngjashme