Al Sabah: Stadiumi Kombëtar të ketë edhe kompleks biznesi

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 10:13 | Nga Valbona Bytyqi

Presidenti i Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare(ANOC), Sheikh Al Sabah me një konferencë për shtyp ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë.

Presidenti Al Sabah para se të largohej kishte disa këshilla për përfaqësuesit e sportit të Kosovës. Ai tha se duhet të punohet më shumë me sportistët si dhe të rritet bashkëpunimi me federatat e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Jam shumë i lumtur të dëgjoj strategjinë e komitetit olimpik dhe të qeverisë për sportin. Me komitetin olimpik jemi duke bashkëpunuar për tu përgatitur për lojërat olimpike 2020”.

“Ne kemi dy rrugë, e para që të na njoftojnë edhe më herët për këto vende që është vendosur dhe për ato që janë në përzgjedhje e sipër e kam pasur një diskutim me të gjithë se para se këto vende të fitojnë vendin e kampionatit ata duhet të nënshkruajnë marrëveshje se do të pranojnë të gjithë sportistët pa marrë parasysh problemeve politike”.

“Ky është vetëm fillimi. Në nivelin teknik ata duhet të zhvillohen dhe të tregojnë njohuritë e sportistëve të tyre dhe të jenë shumë aktiv në marrëdhëniet e tyre me federatat e tyre sepse çështje e juaja ende nuk kanë përfunduar”.

Al Sabah kishe edhe një propozim për stadiumin kosovar. Ai tha se ky projekt duhet të jetë i plotë, mirëpo prapë se prapë ai tha se zgjidhja i takon Kosovës.

“Këshilla ime që të ndërtohet me qendër biznesore. Këshilla ime është që të jetë një projekt i plotë por kjo nuk është zgjidhja ime kjo është zgjidhja e juaj”.

Al Sabah në kuadër të vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me krerët shtetëror si dhe me disa përfaqësues të sportit kosovar.

Të ngjashme