Alaba është opsioni parë për zëvendësimin e Ramos, por kërkesat e tij janë marramendëse

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Derisa bisedimet e Real Madridit lidhur me vazhdimin e kontratës së Sergio Ramos kanë ngecur, Los Blancos janë duke u përgatitur për alternativat tjera nëse nuk arrijnë ta bindin kapitenin për rinovim.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa Mbretërit po mendojnë për disa kandidatë që mund ta zënë vendin e tij.

Në krye të listës së dëshirave të Realit është mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, i cili po ashtu ka kontratë me bavarezët deri në fund të këtij edicioni dhe mund të transferohet me parametrat zero.

Mirëpo, kërkesat e 28-vjeçarit për kontratën e re janë marramendëse. Sipas ESPN dhe Telegraph on Sunday, austriaku kërkon kontratë pesëvjeçare me pagë prej 11 milionë euro neto (që duke i përfshirë tatimet, Reali do të duhej të paguante 22 milionë euro në vit).

Kështu, totali i kontratës pesëvjeçare do të sillte shpenzime prej 110 milionë eurosh për klubin mbretëror që padyshim se është goditur nga kriza financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Manchester City dhe Chelsea janë klubet që e rivalizojnë Realin për shërbimet e David Alabas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme