Alaba i jep lamtumirën Bayernit, nuk konfirmon klubin e ri

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

David Alaba ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit, duke folur për vitet e bukura te Bayern Munich, me të cilin klub do ta mbyllë aventurën sapo të mbarojë sezoni.

Ai ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe në qershor, do të jetë i lirë që t’i bashkohet kujtdo që dëshiron.

28-vjeçari ka përshëndetur tifozët dhe i ka falënderuar ata për vitet në ‘Allianz Arena’.

Alaba është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 dhe gjatë këtyre viteve të bukura ka fituar 26 trofe, mes tyre 9 tituj të Bundesligës dhe 2 Champions League.

Është gjithmonë e vështirë kur arrin në fundin e një rrugëtimi, nuk është sekret që unë jam ndjerë për mrekulli dhe gjithmonë rehat këtu”, u shpreh ai.

“Largohem nga Bayerni mes lotësh, por në të njëjtën kohë mezi po pres të shoh se si do të vazhdojë karriera ime”, shtoi ai.

“Ky i imi nuk ka qenë një vendim kundër klubit, vendosa vetë të filloj një aventurë të re në karrierë”.

“Largimi drejt së panjohurës do të më ndihmojë të piqem edhe më shumë”.

Të ngjashme