Alaba ishte në Madrid, vizitoi qendrën sportive të Realit

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Njoftimi për nënshkrimin e David Alaba nga Real Madrid duket i pashmangshëm.

Mbrojtësi austriak, të cilit i përfundon kontrata me Bayern Munich në ditët e ardhshme, ishte të martën në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid, sipas GOL.

GOL raporton se mbrojtësi ishte për gjashtë orë në Madrid vizitoi objektet e qytetit sportiv të Real Madridit në Valdebebas.

Lojtari, i cili përfundoi sezonin me Bayern fundjavën e kaluar, po shijon disa ditë pushimesh para se të fillojë të përgatitet për Kampionatin Evropian me Austrinë, derisa duket si punë e kryer që nga sezoni i ardhshëm do ta veshë fanellën e Real Madridit.

Më shumë detaje, gazetari Sergio Quirante ka thënë se do të jap pas orës 14:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme