Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi në largim i Bayern Munichut, David Alaba thuhet se po kërkon para të mëdha në kontratë nga klubi i tij i ardhshëm.

Jashtë kontratës në muajin qershor, Alaba është në kontakt me disa nga klubet më të mëdha të Evropës rreth një transferimi për sezonit të ardhshëm.

Klubet e interesuara për transferimin e austriakut përfshijnë Paris Saint-Germain, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.

Sipas mediumit ESPN, Alaba po kërkon 450 mijë euro në javë nga klubi i tij i ardhshëm dhe një kontratë pesë-vjeçare.

Si e tillë, kontrata e tij do të vlente plot 110 milionë euro për tërësi – kushte që Bayerni ka refuzuar kategorikisht t’i përmbushë.

Alaba është i lirë që nga 2 janari të angazhohet në një para-kontratë me një klub të huaj. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme