Alaba u largua nga Anglia me brinjë të thyer

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

David Alaba vuan nga një çarje sa kima e flokut në brinjë, këtë e ka konfirmuar Bayern Munich.

Alaba mbeti i lënduar pas një përballje me Serge Aurier dhe u zëvendësua pas pjesës së parë në Champions League, sfidë që Bayerni e fitoi 7-2.

Bayerni fillimisht raportoi se lojtari ka vetëm brinjën e nxirë dhe jo të thyer, por lëndimi është paksa më i rëndë.

Megjithatë, doktori Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt ka identifikuar çarjen në brinjë.

Trajneri i Bayern, Niko Kovac, konfirmoi të premten se Alaba, së bashku me mbrojtësin Lucas Hernandez, do të mungojnë të shtunën kundër Hoffenheim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme