Alain Giresse publikon listën e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet e qershorit

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj./FrontOnline/

Të ngjashme