Alarm në PSG: Cavani nuk luan kundër Toulouse, pak ditë nga ndeshja me Madridin

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 08:21 | Nga

Cavani dhe Kurzawa nuk janë ftuar për sfidën kundër Toulouse dhe janë në dyshim edhe për Real Madridin.

Paris Saint Germaini ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Twitter” se sulmuesi, Edinson Cavani, do të jetë jashtë për ndeshjen me Toulouse, pak ditë para ndeshjes me Real Madridin “për shkak të dhimbjeve në ijën e djathtë”, raporton Gazeta Express.

Klubi gjithashtu njoftoi se edhe mbrojtësi i majtë, Layvin Kurzawa, ka probleme me kofshën e djathtë dhe është gjithashtu jashtë për ndeshjen e së shtunës.

Sulmi pritet të udhëhiqet nga treshja, Neymar, që mungoi të martën në Kupë, francezi Kylian Mbappé dhe argjentinasi Angel Di Maria (Neymar-Mbappe-Di Maria), kjo treshe mund të startojë edhe në Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme