Alavesi shkarkon De Biasin

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 16:14 | Nga

Ekipi spanjoll ​Alaves ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin italian, Gianni de Biasi, për shkak të rezultateve jo të mira.

De Biasi mori drejtimin e Alaves me 22 shtator të këtij viti, por u shkarkua pas dy muajve dhe arsye për këtë ishte humbja e fundit nga Eibar 1:2.

“Klubi ka vendosur të shkëpus kontratën me trajnerin Gianni de Biasi, për shkak të rezultateve në ndeshjet e fundit. Për momentin, Javier Cabello është trajner i skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Falënderojmë De Biasin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alavesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme