Alban Bushi arsyeton festën “e çmendur” pas fitores ndaj Kosovës (Video)

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Alban Bushi, trajneri i U-21 të Shqipërisë ka dhënë një sqarim rreth festës që djelmoshat e tij e bënë pas fitores 2-1 ndaj Kosovës

Shqipëria U-21 e mposhti Kosovën U-21 me rezultat 2-1 në kuadër të kualifikueseve për Euro 2021.

Pati shumë debat pas kësaj fitore me djelmoshat e Shqipërisë që festuan në zhveshtore pasi mposhtën vëllanë e vogël.

Por, Bushi ka thënë se festa ishte krejt normale pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe Kosova kur e kishte mposhtur Shqipërinë 3-0 në miqësore.

“Natyrisht, ishte emocionuese të luanim kundër Kosovës, por futbolli ka adrenalinë. Edhe kur luaj vetë kalçeto, kundër vëllait tim, unë festoj nëse fitoj”, ka thënë Bushi.

“Pra, nuk ka vend për paragjykime e diskutime, se pse e festuam fitoren ndaj Kosovës. Ne nuk thamë asgjë për festimet e Kosovës, pasi mundi Shqipërinë 3-0 në atë miqësore të luajtur në Zvicër. Kjo ishte hera e parë, që nuk bëja tifo për Kosovën”.

“Natyrisht, doja të fitonte skuadra ime, por kjo nuk do të thotë se jam kundër Kosovës. Ne kishim më shumë raste se Kosova. Shkonim me pasime të shkurtra te porta e kundërshtarit, por njëkohësisht edhe duke përdorur Brojën si pikë e fortë”.

Të ngjashme