Albert Bunjaku bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Albert Bunjaku është bërë me skuadër të re, duke sinjalizuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Ish-reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me skuadrën që luanë në Regionalliga West, Bonner SC, deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.

Drejtori sportiv, Danierl Zillken është shprehur shumë i kënaqur me transferimin e Bunjakut, duke thënë se sulmuesi sjell shumë përvojë në skuadrën e tyre.

“E njoh shumë mirë Albertin nga koha ime te Viktoria. Jam shumë i lumtur që mund ta forcojmë sulmin tonë me këtë transfer. Me përvojën e tij, Alberti është aset dhe do të na ndihmojë në garën për ekzistencë”, ka thënë ai.

Bunjaku ka luajtur për skuadra si Schaffhauseni, Paderborni, Erfurti, Nurnbergu, Kaiserslauterni, St. Galleni, Erzgebirge Aue e Viktoria Koelni.

Të ngjashme