Alcantara arrin marrëveshje me Liverpoolin

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Thiago Alcantara ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin.

Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori spanjoll ka pasur një takim me krerët e klubit anglez, ku është pajtuar me kushtet e ofruara.

Alcantara do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Liverpoolin. Klubi anglez tani do të vazhdojë bisedimet edhe me Bayern Munichun, transmeton KOHA.

“Bavarezët” po kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.

Për Alcantaran interesim ka shprehur edhe Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme