Alcantara, i gatshëm të largohet nga Bayerni

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 16:49 | Nga

Thiago Alcantara është i gatshëm të largohet nga Bayern Munichu këtë verë.

Një lëvizje që i bën top klubet evropiane të zgjojnë interesim për mesfushorin, i cili si duket ka bërë kërkesë për t’u larguar nga kampionët gjerman, transmeton KP.

Për spanjollin janë të interesuara klubet nga Spanja si Reali dhe Atletiko Madrid, por nuk mungon as interesimi nga klubet angleze, duke përfshirë dy skuadrat e Manchesterit.

“Jam shumë i lumtur me Bayernin, por futbolli ndryshon shumë shpejt, gjithçka mund të ndodhë”, raportohet të ketë thënë Thiago.

Alcantara ishte nën urdhrat e Pep Guardiolës edhe te Barcelona disa vite më parë, ndërsa United ishte i interesuar për shërbime e tij në momentin kur vendosi të largohej nga Nou Camp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme