Alcantara: Shqipëria, shembull i përparimit të futbollit

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 20:31 | Nga

Thiago Alcantara dhe David De Gea ishin yjet spanjollë të pranishëm në konferencën për shtyp përpara sfidës me Shqipërinë.

Fantazisti i Bayern Munchen ishte më konkret rreth duelit në Shkodër, duke konfirmuar se iberikët i kanë studiuar dhe i vlerësojnë maksimalisht kuqezinjtë.

“Në ditët e sotme, niveli është rritur dhe nuk rivalizojnë vetëm skuadrat e mëdha, por të gjithë kundërshtarët mund të të surprizojnë. Ky është edhe rasti i Shqipërisë, një skuadër e kthyer në shembullin e përparimit të futbollit. Si do të luajmë? Skema taktike mbetet brenda skuadrës, por i kemi studiuar kundërshtarët, si ndryshon ekipi shqiptar në fushën e lojës, me tre mesfushorë që ndihmojnë mbrojtjen apo me rreshtimin e tyre me pesë mesfushorë”, është shprehur Alcantara.

Spanja paraqitet në Loro Boriçi pas barazimit 1-1 ndaj Italisë, me golin e pësuar në minutat e fundit të supersfidës. Por, ndërsa Thiago Alcantara tha se “futbolli nuk është asnjëherë i drejtë”, megjithatë pika e marrë në Itali “është një rezultat mjaft i vlefshëm”, portieri David De Gea u përqendrua te kritikat ndaj sulmuesit Diego Costa, transmeton Supersport.

“Diego Costa nuk është agresiv. Kjo është mënyra e tij e lojës, si në përfaqësuese ashtu edhe në klub. Nuk duhet të harrojmë kontributin që ai i jep përfaqësueses spanjolle. Gabimi i Buffon? Mund ti ndodhë gjithkujt. Megjithatë nëse në Spanjë të kritikojnë pas dy gabimeve, në Gjermani dhe Itali lojtarët janë më të vlerësuar”, ka thënë De Gea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme