Alex Telles në radarin e Barcelonës

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e interesuar për ta transferuar mbrojtësin e Manchester United, Alex Telles.

Sipas Mundo Deportivos, Telles është në listën e ngushtë të objektivave të transfereve të Barcelonës.

Blaugranët po e shohin 29-vjeçarin si një opsion të mundshëm për të siguruar zëvendësues për Jordi Alban në krahun e majtë.

Telles nuk është lojtari i vetëm në radarin e Barçës, gjithashtu me yllin e Juventusit, Alex Sandro, Nicolas Tagiafico të Ajax, Alfonso Pedraza të Villarrealit dhe Raphael Guerreiro të Borussia Dortmundit gjithashtu në listen e ngushtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme