Alexander-Arnold: Ishim me fat që shënuam më shumë se Kosova, e dinim rrezikun

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold insiston se Anglia duhet të përmirësohet në aspektin defansiv për të pasur sukses në Evropian, derisa ka komentuar edhe sfidën ndaj Kosovës.

Anglia e kishte fituar ndeshjen ndaj Kosovës 5 me 3 në muajin e kaluar, megjithatë “Tre Luanët” kishin marrë kritika të mëdha për performancën e tyre, transmeton Koha.net.

“Nëse dëshirojmë të vlerësohemi si njëri nga ekipet më të mira në Evropë dhe të arrijmë larg në Evropian dhe të provojmë ta fitojmë atë, duhet të pranojmë më pak gola e të kemi portën e pastër”, është shprehur mbrojtësi i Liverpoolit.

Ai thotë se në disa ndeshje thjesht një gjë e tillë ndodh.

“Në disa ndeshje thjesht ndodh. Do të analizojmë se çfarë ka shkuar gabim dhe të sigurohemi që më ajo të mos ndodhë”, ka thënë ai, raporton Sports Mole.

Ylli i Liverpoolit tutje ka lavdëruar Kosovën, për të cilën ka thënë se ishte e nënvlerësuar, derisa shton se kanë pasur një respekt të madh për “Dardanët” shkathtësinë e të cilëve e kanë ditur.

“Kosova në të vërtetë ishte e nënvlerësuar dhe kishim respekt të madh për të para ndeshjes dhe e dinim rrezikun nga ajo. Por, fatmirësisht, ne ishim në gjendje të shënonim më shumë se ata, por nuk ishim të lumtur për golat që pësuam dhe duhet të punojmë në këtë aspekt”, është shprehur Alexander-Arnold.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme