Alexander Zverev nga Gjermania fiton të artën në tenis

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Alexander Zverev ka fituar medaljen e artë për tenis në “Tokio 2020”, ku në finale ka mposhtur Karen Khachanov nga Rusia.

Gjermani dominoi të gjithë lojën duke fituar 2-0 me sete, ndërsa loja zgjati 1 orë e 19 minuta.

Alexander Zverev është gjermani i parë që fiton një medalje olimpike në tenis që nga viti 1988, njofton klankosova.tv.

Gjermani bëri një surprizë teksa nokautoi numrin 1 të botës, Novak Gjokoviq, i cili ishte favorit për medaljen e artë.

Të ngjashme