Alexis do të jetë sërish në dispozicion si lojtar i lirë

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Interi ka vendosur që ta vërë sërish Alexis Sanchezin në dispozicion si futbollist të lirë.

Sulmuesi kilian nuk është në planet e Nerazzurrëve dhe ata planifikojnë ta bëjnë veprimin e njëjtë sikurse Manchester Unitedi për ta hequr nga lista e pagave.

Ai ishte në dispozicion për t’u larguar edhe gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo askush nuk kishte bërë ofertë për të.

Tash, InterLive raporton se Interi do ta ofrojë sërish Alexisin me parametrat zero te klubet që duan ta transferojnë.

Kujtojmë që Interi fillimisht e huazoi sulmuesin nga Unitedi dhe më pas e bleu kartonin e tij, por ai nuk ka arritur t’u bëjë përshtypje krerëve të klubit. /Telegrafi

Të ngjashme